Situata epidemiologjike është në rënie e sipër, ka thënë drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani. “Situata epidemiologjike e ditëve të fundit është në rënie e sipër në një rënie graduale, por të sigurt duke iu falënderuar masave që janë nga të gjitha institucionet, duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë e deri te organet ekzekutive”, tha Ramadani. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 562 mostra që është një shifër rekorde i testimit. Pozitive kanë rezultuar 145 raste. Kjo e çon totalin e të infektuarve në Kosovë me Covid-19 në 5,617.
