Nagip Krasniqi

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi: Nuk ka logjikë që dikush ta dëmtojë reputacionin e vetë

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka folur për liderin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili ka pretenduar se rënia e blloqeve është bërë nën koordinimin e qeverisë, KEK-ut dhe KEDS-it. Sipas tij, kjo është e pakuptueshme, pasi që nuk ka logjikë që dikush ta dëmtojë reputacionin e tij. “Të thuash që është bërë në bashkëpunim të KEDS-it, menaxhmentit të ri dhe Qeverisë është e pakuptueshme sepse kjo do të ishte dëm edhe për reputacionin e atyre që udhëheqin. Nuk ka logjik që dikush ta dëmtojë reputacionin  e vetë. Por të deklarosh këtë gjëra që nuk kanë asnjë bazë e asnjë argument, përveç të bësh deklarata të thata. Si mund të jetë dikush ë përgjegjshëm në këtë detyrë? Hetim mund të kërkojmë, por vetëm kur të ketë bazë.  Dmth përvec deklaratave. Nuk pashë asnjë argument apo evidencë”, tha  Nagip Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …