Drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se Gjykata Speciale edhe pse e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i përgjigjet atij

Drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se Gjykata Speciale edhe pse e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i përgjigjet atij

Drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se Gjykata Speciale ndonëse e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, nuk i përgjigjet këtij institucioni. Ndonëse e quan masë të skajshme, Behxhet Shala  se po të kishin mundësinë juridike e ligjore, avokatët e të akuzuarve të kësaj do të mund t’i nxirrnin nga paraburgimi apo t’ua mundësonin të paktën një masë më të lehtë. Njëra prej arsyeve pse kjo masë s’është zëvendësuar është sepse sipas tij, Gjykata në fjalë nuk i beson Policisë së Kosovës për të administruar procesin e arrestimit shtëpiak si masë.  “Gjykata Speciale është një gjykatë tjetër e cila nuk i përgjigjet sistemit tonë, ndonëse publikisht gjithmonë deklarohen se janë pjesë e drejtësisë së Kosovës, nuk kanë lidhje me të. As nuk i japin llogari Kosovës, as Kuvendit si themelues, as ministrisë, as askujt. Tash ata e kanë një bazë joligjore që i mbajnë në paraburgim. Sepse të gjithë ata që janë në paraburgim ndaj disave prej të cilëve ka filluar gjykimi, kanë avokatë të zotë të cilët po ta kishin një hapësirë ligjore do të mund t’i nxirrnin nga paraburgimi ose tua zëvendësonin masën e paraburgimit me një masë më të lehtë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …