Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Operatives Mustaf Gashi, po merr pjesë në “Forumi Evropian për Mbrojtjen Civile 2018” ne Bruksel që po mbahet me 5 dhe 6 Mars 2018.
Forumi Evropian për Mbrojtjen Civile është ngjarja më e madhe publike në Evropë për mbrojtje civile. Organizohet çdo dy vjet nga departamenti i Komisionit Evropian për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (ECHO).
Ngjarja bashkon bashkësinë evropiane të mbrojtjes civile për të vlerësuar arritjet e përbashkëta në fushën e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë, për të ndarë praktikat dhe idetë më të mira dhe për të diskutuar mënyrat për të trajtuar së bashku sfida të reja.