Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj realizoi një vizitë në AKSP, me ç’rast në paradën e mëngjesit inspektoi kadetët e rinj të gjeneratës së 54-të. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës. Qalaj u dëshiroi mirëseardhje kadetëve të rinj dhe njëherit i inkurajoi ata që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të vitit 2019. Njëkohësisht u kërkua nga kadetët që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në Akademi, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike. Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Vizita e Drejtorit Qalaj dhe e zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe zyrtarin nga ICITAP-i Amerikan, përfundoi pasi përcollën edhe një pjese të ligjëratës nga Instruktorët policorë pran kadetëve.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …