Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka dhënë dorëheqje nga ky post. Pas dorëheqjes së tij, Bordi i RTK-së ka emëruar ushtruese detyre të drejtoreshës së përgjithshme, Zana Spahiun. Ahmetxhekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi për dorëheqje ka ardhur si rezultat i një persioni politik, dhe se nuk është akt dorëzimi i tij. “Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik”, ka shkruar Ahmetxhekaj. Qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pakuptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik. Ahmetxhekaj ka shtuar se kjo dorëheqje është e pazakontë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …