leoni

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, foli lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për vitin 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për vitin 2023. Ai k deklaruar për mediet situata gjatë këtij viti ka qenë e qetë, përveç veriut të vendit ku kanë ndodhur disa sulme e incidente. Për këto sulme, Hoxha tha se janë orkestruar nga shteti serb, ku janë sulmuar policia e Kosovës, KFOR-i, gazetarët e qytetarët. Ai përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, për të cilin tha se Policia e Kosovës arriti një sukses të madh në ballafaqim me grupin terrorist, për të cilin Gazmend Hoxha tha se ishte trajnuar nga Qeveria e Serbisë. Sipas tij, në veri ka pasur edhe djegie të automjeteve e sulme ndaj qytetarëve që tentonin të regjiistronin veturat e tyre në targa RKS. Ai përmendi edhe hetimet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, duke thënë se Policia e Kosovës ka shtuar dinamikën e punës në këtë fushë. “Një fushë që i kemi dhënë rëndësi të madhe sivjet është hetimi i krimeve të luftës, duke e ditur që dëshmitarët mund të vdesin. Kemi munduar të shtojmë dinamikën e hetimeve në këto krime. Kemi 14 raste të ngritura. Janë arrestuar 12 të dyshuar, janë ngritur 22 kallëzime penale,149 persona janë të dyshuar, si dhe 4 raste janë në hetim preliminar”, ka thënë Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …