Drejtori i pezulluar, Fehmi Geci, për herë të dytë ka paditur për shpifje dhe fyerje ministrin e Bujqësisë,  Faton Peci

Drejtori i pezulluar përkohësisht i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci, për herë të dytë ka paditur për shpifje dhe fyerje ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Geci për  KosovaPress ka deklaruar se prej kur në krye të Ministrisë së Bujqësisë është emëruar si ministër Faton Peci vazhdimisht ai e ka fyer dhe ka shpifur karshi tij. Shkak tjetër i kësaj padie, sipas Gecit është një deklaratë që ministri Peci e kishte dhënë në Kuvendin e Kosovës në shtator të këtij pas pyetjes që deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje,  Mirlinda Tishukaj-Sadiku lidhur me projektin e invertarizimit të tokave bujqësore. Ai tha se edhe në tetor të vitit të kaluar ka deponuar padi personalisht me akuza të njëjta për ministrin, Peci.  Fehmi Geci thotë se padia e tij është e mbështetur në prova dhe dëshmi që përfshijnë të gjitha shpifjet që ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka adresuar në drejtim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …