Rashit Qalaj: Qëndrimi sa më i gjatë i serbëve në rrugë në Jarinjë e Bërnjak e tensionon edhe më shumë situatën

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka raportuar sot në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka raportuar për raportin vjetor të Policisë për vitin 2018. Qalaj ka thënë se Policia në vitin 2018 është ka karakterizuar me zvogëlim të numrit të rasteve prej – 4.32 për qind. “Të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar në Policinë e Kosovës kanë pas objektiva që janë në përafrimin e parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Gjatë vitit 2018 kemi pas një zvogëlim të numrit të rasteve prej -4.32 për qind”, tha ai. Sipas tij, ka pasur një rritje të numrit të vrasjeve me 32 raste dhe rritje prej 18.51 për qind. Statistikat për aksidentet në komunikacion, sipas Qalajt, japin  zvogëlim të numrit të aksidenteve në komunikacion. “Në fushën e komunikacionit rrugor numri i aksidenteve të trafikut ka shënuar një rënie. Është bërë një kulturë jo e mirë e vozitjes në Kosovë”, pohoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …