Samedin Mehmeti

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas ngjarjes së rëndë ku një vajzë e mitur 11 vjeçare, u  dhunua nga 5 persona në Prishtinë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e  Brendshme. Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar 5 persona për përdhunimin e vajzës së mitur. Katër prej tyre do të mbahen në paraburgim për një muaj, ndërsa personi i pestë është duke u marrë në pyetje. Ngjarja që dyshohet se ka ndodhur të shtunën në një park të qytetit, është denoncuar nga familja e viktimës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …