Mbrojtja e Kadri Veselit ka bërë edhe një kërkesë për lirimin e klientit të tyre nga qendra e paraburgimit në Hagë për të vazhduar më pas masën e arrestit shtëpiak në Mitrovicë. Siç është thënë në letrën e dy avokatëve, Ben Emerson dhe Andrew Strong, dërguar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicola Guillou, tashmë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë një garanci të qartë, e cila siç është thënë në dokument zvogëlon rrezikun e vetëm të identifikuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në vendimin e mëparshëm. Në vendimin e mëparshëm siç është thënë në dokumentin e mbrojtjes, gjyqtari i procedurës paraprake kishte ngritur shqetësime se bisedat e mundshme të pa monitoruara të Kadri Veselit me familjarët dhe vizitorët që mund të pengonin përparimin e mëtejmë të procedurave të Dhomave të Specializuara. Gjithashtu në vendimin e mëparshëm, siç ka theksuar dokumenti i mbrojtjes, ishte potencuar edhe rreziku i kryerjes së ndonjë krimi tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …