Drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, ka falënderuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj për ndarjen e Mirënjohjes, me motivacion: “Me besim në Zot Atdhe e Shtet”.
Ai ka shkruar me këtë rast.
“Shumë i nderuar dhe i respektuar kryetar i AAK-së, z Ramush Haradinaj. Në pamundësi për të ardhur e për ta pranuar vetë Mirënjohjen Tuaj shumë kuptimplote, për shkak se po ballafaqohem me një sëmundje të rëndë, ju shpreh falënderim nga zemra në emrin tim dhe stafit të Radios-Kosova e Lirë dhe TV-Dielli. Ndihemi krenarë me respektin që keni treguar ndaj nesh, si Radio e luftës dhe e paqes në Kosovë, si zë i çlirimtarëve dhe i fitimtarëve, si një medium që gjatë të luftës ka qenë i mbrojtur nga luftëtarët e lirisë, 12 prej të cilëve kanë rëndë dëshmorë në mbrojtje të pozicioneve dhe vendeve nga ku kemi transmetuar programin informativ ditor.
Edhe njëherë iu shpreh respekt, nderim e falënderim!
Ahmet Qeriqi
- 2 .2024
Prishtinë