Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të infektimeve më Covid-19, ndërsa rreth 90 për qind e infektimeve janë me variantin Delta si dhe rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa. Këto të dhëna i bëri të ditur, ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike në Kosovë. Valbon Krasniqi, drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës u bën thirrje për vaksinim. Ai thotë se është herët për të folur për mbyllje në vjeshtë pasi sipas tij e gjitha varet nga ne. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 150 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa janë administruar në total afro 430 mijë doza të vaksinës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …