Kosova po përballet me numër të madh të infektuarve që prej fillimit të pandemisë. Kapacitetet e klinikave që trajtojnë këto raste janë drejt përfundimit, ndërkohë që me dhjetëra persona po vdesin vetëm brenda ditës. Disa shërbime në QKUK janë pezulluar, meqë sfidë po mbetet sigurimi i shtretërve të lirë. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi bën thirrje për vaksinim, meqë shumë prej pacientëve të cilët po trajtohen janë të pavaksinuar. Ai thotë se gjendja është shumë e rënduar, ndërkohë që flet për riorganizimin e klinikave./kp/
