Drejtori i Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, pritet nga Kryetari Latifi

Në shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kryesuesit Kafexhiu, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në zyrë Drejtorin e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, James Evans Butler. Butler njoftoi se Komuna e Rahovecit është zgjedhur njëra prej tetë komunave ku do të zbatohet projekti “Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI)”. “Qëllimi është që përmes këtij projekti të krijojmë dhe aftësojmë mekanizma që do të veprojnë në monitorimin aktiv të transparencës dhe llogaridhënies në: financat publike, menaxhimin e kontratave dhe prokurimin publik, po ashtu një nga qëllimet është edhe ndërtimi i mekanizmave veprues në bashkëpunim me mediet, OjQ-të dhe sektorin privat. Meqë Komuna e Rahovecit njihet dhe është kampione e transparencës në nivel shteti, ne pa hezitim pranuam dhe nënshkruam Letrën e Konfirmimit (Zotimit) për realizimin e projektit, me shpresën që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti i qeverisjes sonë të rritet edhe më shumë e të sigurohemi së bashku për një komunë shembull për integritet të lartë dhe llogaridhënëse” – shtoi Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …