Avokati, Artan Qerkini, ka konfirmuar publikisht se drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi, është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale. Ai për dy orë është marrë në pyetje nga Specialja me datën 17 tetor 2019. Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar. Marrë parasysh lajmin e publikuar në disa media elektronike se Driton Lajçi është marrë në pyetje për tri ditë me radhë, për hir të informimit të saktë të opinionit publik dëshiroj që në cilësinë e avokatit të z. Driton Lajçi, t’iu njoftoj se i njëjti është marrë në pyetje nga vetëm me datën 17 tetor 2019 dhe atë vetëm për 2 orë, me ç’ rast Zyra e Prokurorit është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar”, është shprehur Qekini. Ai ka treguar se klienti i tij ka sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, por kjo nuk do të thotë se këtë zyre e pranon Gjykata Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …