Drejtori Imeri takohet me Komandantin e Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili

Adnan Imeri, drejtor i Inspeksionit në komunën e Vitisë, ka pritur në takim komandantin e stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili me bashkëpunëtor.  Drejtori Imeri ka bërë me  dije se gjatë këtij takimi është biseduar për shumë çështje qe kanë te bëjnë me sigurinë e qytetareve. Ai tha se gjithashtu është biseduar edhe lidhur me sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, konkretisht në rregullimin e shenjave të komunikacionit, parandalimin e dukurive qe kanë te bëjnë me mjedisin dhe shërbimet publike. Gjithashtu sipas tij ata janë pajtuar që të vazhdojë bashkëpunim në këto fusha dhe se kjo është në interes të  qytetarëve vitias. Ai tha se inspektoret komunal gjatë kryerjes se detyrave të punës kanë nevojë të vazhdueshëm edhe për ndihmën e organeve policore duke shtuar se kjo nuk ka munguar nga Policia e Kosovës në Viti dhe për këtë ai u shpreh shumë falënderues.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …