Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka ka raportuar në Qeveri për gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës

Arben Gjuka ka raportuar në Qeveri për gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës

Menaxhmenti i KEK-ut ka raportuar në Qeveri për gjendjen në energji. Drejtori menaxhues i KEK-ut Arben Gjuka tha se nga dita e marte janë largu mbi 25 mijë metra kub thëngjill. Gjuka tha se me këtë dinamikë që pas datës 10 janar do të aktivizohen të gjitha njësitë sipas bilancit elektroenergjetik. Ai tha se gjithë banorët janë larguar përveç nga një pjesëtar i familjes që po qëndrojnë në shtëpia për shkak të ndonjë vjedhje. Gjuka tha se do t’ua paguajnë qiranë dhe shujtën për të zhvendosurit  për 4 muaj deri të bëjnë zgjidhje të banimit.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se çmimi i rrymës nuk duhet të rritet tash dhe duhet të bëhet gjithçka që Kosova të furnizohet me rrymë. Haradinaj disa herë ka pyetur Gjukën se sa janë harxhuar në ditë për importin e rrymës. Por Gjuka nuk e ka pasur shumën e saktë. Në këtë pyetje të kryeministrit është përgjigjur ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka i cili tha se nga 600 mijë  deri 1 milion euro ka qenë shuma e harxhuar  për import të rrymës, varësisht nga çmimi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …