Drejtori Oruqi paraqet sukseset e Komunës së Rahovecit në përmirësimin e shërbimeve kadastrale

Drejtori drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës, z. Afrim Oruqi, ka paraqitur sukseset e Komunës së Rahovecit në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjenica Kadastrale e Kosovës. Komuna e Rahovecit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID “Qeverisja e Pronës”, ka hartuar planin për përmirësimin e shërbimeve kadastrale, i cili ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel dhe në zyrën pritëse, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, blerjen e pajisjeve të reja teknologjike etj.. Komuna e Rahovecit është e përkushtuar në rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale me qëllim të formalizimit të të drejtave pronësore të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …