Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri: 5.2 miliard euro të inkasuara për 18 vite

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri: 5.2 miliard euro të inkasuara për 18 vite

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media, me rastin e 18 vjetorit të themelimit të ATK-së, si dhe 10 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë u prezantua zhvillimi i administratës tatimorë ndër vite, me ç ‘rast drejtori Imeri shpalosi disa nga arriturat të cilat kanë ndikuar mjaft mirë në rritjen e përmbushjen vullnetar, si dhe ngritjen e shërbimeve efikase ndaj tatimpaguesve. Gjatë kësaj konference drejtori Imeri tha se ATK është institucion i cili përgjatë këtyre 18 viteve ka arritur të jete e konsoliduar për zbatimin e të gjitha obligimeve të përcaktuara me ligj, si dhe të gjitha reformave të cilat kanë ndodh në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe përgatitjen për reformat që do të ndodhin gjatë këtij viti. Drejtori ndër tjera, foli edhe për historikun e zhvillimit të ATK-së, ku përmendi shumë sfida, me të cilat janë përballur zyrtaret tatimor gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimore.

Më tej z. Imeri, përmendi se performanca e të hyrave, për të cilën tha se është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit. Të hyrat e inkasuara për gjatë këtyre 18 viteve janë në vlerë 5.2 miliard euro, ndërsa për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin Janar është 51.4 milion euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar më shumë të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro ose mbi 5.3 %. Gjatë kësaj konference po ashtu u promovua ueb-faqes së ATK-së, e cila është ri-dizajnuar që të jetë sa më e lehtë për përdorim nga ana e tatimpaguesve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …