leoni

Drejtori Pira: Drejtoria e Bujqësisë me mbi 459 mijë euro vlerë të investimeve për vitin 2022

Në konferencën për media të mbajtur sot nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Pira, është bërë prezantimi i aktiviteteve dhe të arriturave në fushën e bujqësisë në Komunën e Vitisë, gjatë vitit 2022. Në këtë konferencë drejtori Pira ka thënë se Drejtoria e Bujqësisë edhe këtë vit ka pasur aktivitete të shumta të cilat i ka realizuar me sukses, falë punës dhe angazhimit të kryetarit të komunës, institucioneve komunale si dhe stafit të drejtorisë, ku vlera e përgjithshme e investimeve në fushën e Bujqësisë për vitin 2022 nga Komuna e Vitisë dhe participimi i fermerëve është 459,211€uro. Ai tha se si aktivitete që e kanë karakterizuar këtë vit janë: Pranimi i aplikacioneve për subvencione në MBPZHR, përcjellja e fushatës së korrje-shirjes, organizimi i panairit tradicional “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, dëgjimi publik për buxhetin 2023-2025, organizimi i trajnimeve të ndryshme për bujqit, pjesëmarrja në përgatitjen e Strategjisë së FKL-së 2023-2025, aktivitetet në sektorin e pylltarisë, vlerësimi i dëmeve nga breshëri në teren, mbështetja e fermerëve me mekanizëm bujqësor e tjerë. Drejtori Pira gjithashtu tha se gjatë këtij viti janë rregulluar 9625m rrugë bujqësore ku vlera totale është: 152,736.1€, si dhe janë pastruar rreth 7/km prrocka dhe kanale bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim Publik lidhur me hartat zonale të komunës së Vitisë

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Ambientit së bashku me kompaninë konsulente “INSI”, dhe …