Bujqit vitias kanë filluar me intensitet të lartë mbjelljet pranverore, falë kushteve të mira klimatike dhe përkrahjes së vazhdueshme institucionale. Gjatë një vizite në terren, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, së bashku me zyrtarë të drejtorisë, vizituan disa nga fermerët që janë të angazhuar në mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore gjatë pranverës.
“Është kënaqësi të shohim fermerët tanë duke punuar me kaq përkushtim. Si Drejtori por edhe falë përkrahjes së kryetar Haliti do të vazhdojmë t’i përkrahim fermerët tanë me mekanizma bujqësorë dhe këshilla profesionale, që të kenë sa më shumë sukses në punën e tyre,” tha drejtori Pira gjatë vizitës.
Ai, po ashtu, vizitoi disa sera ku u takua me fermerë të cilët kultivojnë perime, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e tyre në sektorin e bujqësisë.