Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me drejtorët e policisë në qarqe për ngritjen e një Task-Force në çdo qark për hetim dhe sekuestro të pasurive kriminale. Në këtë takim ai kërkoi angazhim maksimal për luftën ndaj paligjshmërisë dhe dhunës në familje. Në këtë fazë, sipas Çakos, detyra kryesore e policisë është hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme, ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj. “Për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …