Të dielën, një shtëpi në fshatin Çitak të komunës së Skenderajt ishte përfshirë nga zjarri dhe pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri ishte lokalizuar, po në këtë natë në vendin e ngjarjes ishin edhe Inspektorët Komunal. Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt Ibush Hetemi, së bashku me inspektor vizituan shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri, në fshatin Çitak të Komunës së Skenderajt, shtëpia dy katëshe e pronarit Muhamet Jonuzi, është djegur kati i dytë dhe kulmi tërësisht, fatmirësisht anëtarët e kësaj familje jetonin në Zvicër dhe nuk gjendeshin në shtëpi që ta përjetonin frikën. Sipas pronarit të shtëpisë Muhamet Jonuzi, shkaktar i djegies së shtëpisë është energjia elektrike. Shtëpia është djegur ditën e diel në ora 19:30, ku kati i sipërm i shtëpisë dhe kulmi ishte i djegur tërësisht , ndërsa kati i parë ishte në gjendje pothuajse të rregullt.