Drejtoria e Arsimit në Deçan për nderë të Festës së Flamurit Kombëtar – 28 Nëntorit, ka organizuar garë komunale në recitim, të bazuar në Planin Zhvillimorë të Arsimit Komunal për garat shkollore dhe komunale. Pjesëmarrës në garë ishin nxënës të përzgjedhur nga shkollat e komunës së Deçanit në nivelin 1 – 5 dhe nxënës në nivelin 6 – 9.
Në nivelin 1 – 5 fitues janë:
Vendi i parë: Rajana Hajdaraj
Vendi i dytë: Eda Kuçi
Vendi i tretë: Artiola Vishaj
Në nivelin 6 – 9 fitues janë!
Vendi i parë: Jetlin Shala
Vendi i dytë: Rina Vishaj
Vendi i tretë: Ilirida Krasniqi
Drejtoria e Arsimit në Deçan i uron fituesit dhe ju dëshiron suksese nxënësve garues në garat e radhës.