Drejtoria e bujqësisë e përkushtuar për përkrahjen e fermerëve vitias

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, Naim Pira, ka vizituar sot fermerët Alije e Sylejman Qosa nga fshati Sllatinë e Epërme, po ashtu edhe Rasim Halilin nga fshati Tërstenik, të cilët janë shumë të suksesshëm në kultivimin e perimeve. Drejtori Pira theksoi se gjatë kësaj vizite u diskutua rreth punës dhe përkushtimit të tyre në kultivimin e këtyre produkteve. Gjithashtu edhe për përkushtimin e  vazhdueshëm të drejtorisë së bujqësisë në përkrahjen e të gjithë fermerëve vitias, të cilët me punën e tyre po promovojnë komunën tonë edhe në tregjet evropiane.

May be an image of 3 people, cold frame, vegetable and plant

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Sot për tokën, çdo ditë për të ardhmen!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me fëmijët e çerdhes “Tulipanët” në …