Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Rahovecit ju bënë thirrej qytetarëve për kujdes të shtuar ndaj zjarreve

Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Rahovecit ju ka drejtuar qytetarëve të sajë me një mesazh, ku ndër të tjera thuhet: Qytetar dhe ju fermerë të nderuar, gjatë këtyre ditëve vendi ynë po ballafaqohet me temperatura të larta të cilët po rrezikojnë që të përfshihen nga zjarre shumë pyje dhe toka bujqësore përkatësisht parcela të korrura me grurë (hamulloret). Drejtoria e Bujqësisë së bashku me Agjencionin Pyjor në komunën e Rahovecit me të gjitha kapacitetet disponuese, në vazhdimësi është duke ruajtur dhe monitoruar gjendjen faktike në të cilën gjenden hapësirat pyjore dhe ato bujqësore. Prandaj me mirëkuptim, kërkojmë nga secili qytetar dhe fermer i komunës sonë, që të ruajnë dhe të kenë kujdes ne lidhje me zjarrvënie, me apo të paqëllimshme. Kujdesi ndaj natyrës dhe ndaj të mirave te sajë duhet të mbrohen me çdo kusht. Me shpresë që së bashku do të vazhdojmë ta ruajmë dhe të kontribuojmë në të mirën e secilit nga ne!

Ju faleminderit!

Me respekt, Drejtoria e Bujqësisë – Rahovec!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …