Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë ka shpërnda 62.000 fidane të mjedrës

Me qëllim të stimulimit sa më të mirë të qytetarëve të Komunë së Suharekës, për tu marrë me kultivimin e mjedrës, Drejtoria Komunale për Planifikim, Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari ka shpërndarë 62.000 fidane të mjedrës. Përfitues të këtyre fidaneve janë 39 fermerë, prej të cilëve 34 kanë përfituar fidane për sipërfaqe prej 20 ari, ndërsa një fermer  sipërfaqe 10 ari dhe tre fermerë nga 150 fidane. Me këto fidane do të mbillen 7 hektarë hapësirë.  Varietetet që janë shpërndarë janë MIKER dhe VILAMED.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet Beteja e Slivovës dhe zbulohet Pllaka Përkujtimore e atdhetarit, Rrustem Rrustemi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në 26-vjetorin e betejës së Slivovës ku …