Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë vizitoi serrat e përfunduara

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Suharekës e udhëhequr nga drejtori  Xhevxhet Gashi, kanë dalë në terren për të vizituar serrat e përfunduara të dhëna si donacion nga kjo drejtori. Ata kanë takuar fermerët përfitues të serrave dhe kanë bashkëbiseduar për funksionalizimin e serrave dhe se a kanë pasur suksese pas marrjes së këtij donacioni. Janë vizituar 20 fermerë përfitues dhe se komisioni ka konstatuar se të gjitha serrat janë të funksionalizuara dhe të punuara nga fermerët përfitues. Drejtori  i Bujqësisë Xhevxhet Gashi, së bashku me zyrtarë tjerë të kësaj drejtorie, janë ndarë të kënaqur nga kjo vizitë, me punën dhe përkushtimin nga ana e fermerëve. Gjatë vizitës, fermerëve u është premtuar se nëse ata vazhdojnë të punojnë me përkushtim, do të kenë përkrahje nga Komuna edhe në të ardhmen. Drejtori Gashi u ka thënë se do të jemi afër jush çdo herë por normalisht edhe duke iu monitoruar, për punën që do ta bëni. Fermerët e kanë falënderuar drejtorin e Bujqësisë, për përkrahje dhe janë shprehur të kënaqur më përkujdesjen që ekspertët e bujqësisë nga Komuna e Suharekës, janë çdo herë afër fermerit, me këshilla dhe ndihmë profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …