Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti, ka shprehur pakënaqësi lidhur me kriteret të cilat i ka aplikuar MBPZHR në Prishtinë, për fermerët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për subvencione për kulturat bujqësore si:
-
Kushtëzimi i fermerëve që të ketë të deponuara në mullinj sasinë minimale prej 6000 kg
-
Kushtëzimi i fermerëve që pronat ti kenë në emër të aplikuesit, kur dihet se shumica nga fermerët tokat i kanë në emër të pronarëve serb dhe në emër të paraardhësve të tyre si; gjyshërit e stërgjyshërit dhe për shkak të kësaj çështje edhe nuk mundë të aplikojnë edhe pse i kanë si prona të tyre faktike, e që i punojnë për shumë vite me radhë.