Drejtoria e Infrastrukturës e Komunës së Ferizajt është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të Qytetit” në nyjet që lidhin rrugët urbane “Ahmet Kaçiku”, “Brigada 161”, “Brahim Ademi”, “Tahir Sinani”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bedri Asllani” dhe “Ramadan Rexhepi”, ku pas përfundimit të segmenteve të rrugës “Brahim Ademi” dhe “Ramadan Rexhepi” punimet janë zhvendosur në rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Brigada 161” dhe “Bedri Asllani”, prandaj më datë 08.10.2024 (E Marte) e deri në përfundim të punimeve do të bëhet mbyllja e disa segmenteve të këtyre rrugëve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e nënkalimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …