Drejtoria e Kulturës dhe Sportit në Viti zgjodhi laureatët e kulturës dhe sportit për vitin 2021

Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, mbrëmë në një ceremoni solemne, ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2021 në sport dhe kulturë, e gjithashtu edhe janë ndarë mirënjohje për më të dalluarit që kanë kontribuar në zhvillimin e këtyre dy sektorëve në komunën e Vitisë. Pos sportistëve dhe artistëve më të dalluar, gjithashtu janë ndarë çmime edhe për lexuesit më të mirë të vitit që lëmë pas. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, në fjalën e rastit ka uruar dhe falënderuar gjithë ata që me angazhimin e tyre e bënë më të mirën për ta përfaqësuar komunën e Vitisë denjësisht në çdo garë apo festival brenda dhe jashtë Kosovës. Ai gjithashtu tha se nevojat për të mbështetur kulturën, sportin dhe aktivitetet rinore janë të shumta, por me angazhimin tonë të përbashkët, do të arrijmë të ngrisim cilësinë e aktiviteteve kulturore e sportive në të ardhmen. Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport Valmir Sahiti, theksoi se gjithnjë do ta ketë në fokus mbështetjen e grupeve, klubeve dhe artistëve e sportistëve, në mënyrë që përfaqësimi i komunës së Vitisë, të jetë sa më dinjitoz, e kjo arrihet duke krijuar kushte sa më të volitshme, për zhvillimin e garave në përgjithësi. Drejtori Sahiti ka uruar gjithë ata që janë përzgjedhur si më të dalluarit e vitit 2021 dhe ka inkurajuar të gjithë të tjerët, se do të kenë mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Institucioneve komunale, për të vazhduar drejt sukseseve të reja. Përgjegjësi për Kulturë Ismet Sejdiu, ka paraqitur një raport të aktiviteteve kulturore për gjatë vitit 2021, ndërkohë që kanë ndarë çmimet për më të dalluarit në sektorin e kulturës. Çmimin për grupin më të mirë të vitit 2021, i,u nda Qendrës Kulturore “Anamorava” të Vitisë, ndërsa çmimin artistja e vitit e morri Saranda Xhemajli, në fushën e Artit pamor. Kurse në sferën e sportit, përgjegjësi i këtij sektori Emrush Azemi, përmes video projektorit ka shpalosur aktivitetet sportive që janë zhvilluar për gjatë vitit 2021. Si vullnetarja e vitit, u veçua Valbona Sahiti. Klubi më i dalluar i vitit, Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, punëtori më i dalluar sportiv Ibush Beqiri. Trajneri i vitit Musli Sylejmani, kurse çmimi për vepër jetësore, Hazir Alidemaj. Çmimi kryesor i sportistit të vitit, i’u nda dy reprezentuesve të përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alba dhe Antigona Sejdiut. E në fushën e kulturës, përgjegjësja e Bibliotekës së Qytetit “Ramadan Musliu”, Sadije Dauti, pasi ka raportuar për punën e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar, ka bërë të ditur edhe emrat e lexuesve të vitit. Në Bibliotekën e Qytetit në Viti, lexuesja e vitit u vlerësua Kujtesa Sejdiu. Në bibliotekën në Pozheran Omar Zuka, kurse në bibliotekën në Slltatinë, Adea Nuredini. Mirënjohje u janë ndarë edhe punëtorëve sportiv, KFOR-it, policisë, QKMF-së dhe gjithë atyre që kanë kontribuar  në zhvillimin e sportit dhe kulturës, gjatë vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …