Drejtoria e Shërbimeve Publike në Malishevë furnizon institucionet publike me kontejner

Në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytetin e Malishevës, Drejtoria për Shërbime Publike, ka realizuar projektin e furnizimit me kontejner për mbeturina, për nevojat e institucioneve publike komunale. Ky është një ndër hapat e ndërmarrë në kuadër të menaxhimit sa më të mirë të mbeturinave në Komunën e Malishevës. Përndryshe, mbeturinat në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatra dhe qytet, grumbullohen me thasë, ndërsa në institucionet publike komunale, mbeturinat duhet të grumbullohen përmes kontejnerëve, për shkak të natyrës së punës dhe funksionimit të institucioneve. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, drejtoria është e përkushtuar për mirëmbajtje të pastërtisë dhe në kuadër të këtij përkushtimi, e kanë realizuar edhe këtë projekt në vlerë prej 14 mijë e 602.50 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …