Drejtoria për Arsim dhe Edukim filloi me vizita në të rregullta në institucionet shkollore të Komunës së Malishevës

Bazuar në obligimet që dalin nga plani i punës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës për vitin 2023 dhe në ushtrim të përgjegjësisë për zhvillimin e procesit edukativo arsimor, ju njoftojmë se DAE do të fillojnë të realizohen vizita me karakter pune, takime me institucionet arsimore, personelin arsimor, prindërit, nxënësit dhe të gjithë komunitetin shkollor. Këto vizita dhe takime, do të bëhen me qëllim të identifikimit të nivelit të zbatimit të përgjegjësive që janë të vendosura në obligimet kontraktuese dhe angazhimet për cilësi në procesin edukativo arsimor nga DAE, tek personeli arsimor, menaxhmenti i shkollave, prindërit dhe nxënësit dhe gjithashtu këto angazhime do të jenë të fokusuara për të arritur një performancë më të mirë të institucioneve arsimore. Në këto angazhime, do të merr pjesë drejtoresha e DAE, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi, dhe gjithashtu të angazhuar drejtpërdrejtë zyrtarët e autorizuar të drejtorisë. Vizitat me karakter të vlerësimit të punës sonë të përbashkët do të fillojnë të realizohen nga sot dhe do të ketë vlerësime të punëve, të cilat do të listohen në kuadër të performancës së shkollës dhe bazuar në këto vlerësime do të shpallet stafi më i mirë menaxhues i muajit. Këto vizita do të jenë të përditshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …