leoni

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë uron të gjithë nxënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollorë  

Në urimin e DKA-së në Malishevë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë thuhet: Të dashur nxënës, të çmuar prindër dhe mësimdhënës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Drejtoria për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës ju uron përzemërsisht një vit të mbarë, duke iu dëshiruar suksese të shumta në çdo hap mësimor. Një proces edukativo-arsimor gjithëpërfshirës dhe cilësor,  do të na garantojë puna e palodhshme dhe përkushtimi i përbashkët për të arritur rezultate sa më të larta. Drejtoria për Arsim dhe Edukim vlerëson punën e mësimdhënësve, bashkëpunimin e prindërve dhe përkrahjen e të gjithë atyre, të cilët janë të përgjegjshëm për të arritur rezultate sa më të larta edukativo- arsimore. Besojmë që të gjithë do të angazhohemi që rezultatet e këtij viti shkollor të jenë shembull i suksesit në vendin tonë. Urime të gjithëve fillimi i vitit shkollor 2018/2019!

Drejtori i DAE-së

Blerim Thaçi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …