Drejtoria për Arsim dhe Edukim vazhdon takimet me Policinë dhe drejtorët e shkollave me temën “Siguria në shkolla”

Policia e Kosovës në Malishevë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Edukimit vazhdojnë të mbajtën takime me drejtorë të shkollave, ku temë qëndrore është ”Siguria në shkolla dhe hapat që po ndërmarrin në parandalimin e dukurive negative”.

Sabit Berisha, shef i drejtorisë për Arsim dhe Edukim në këtë takim, ofroj bashkëpunim të institucionit që përfaqëson dhe drejtorëve të shkollave në sigurimin e kushteve më të sigurta për nxënës, stafin arsimor në shkolla, kurse drejtorët e shkollave të komunës parashtruan kërkesat e tyre për një ambient të sigurt dhe të motivuar për nxënësit në mësimnxënie dhe për mësimdhënësit në mësimdhënie si dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me prindër dhe struktura tjera të shkollës.

Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj dhe zyrtarë të tjejrë u treguan të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha palët që të kemi një ambient të sigurt në të gjitha shkollat nga kjo komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti, nënshkruan vendimin për mos zbatimin e doracakëve për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues në shkollat e komunës Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një vendim për mos zbatimin …