Drejtoria për buxhet dhe financa në Deçan brenda viti 2019 ka arritur që inaskimin e të hyrave ta realizoi në 100℅

Në vitin 2019, komuna e Deçanit ka planifikuar që të krijojmë të hyrat 670,403.00€, ndërsa është arritur që të inkasohet vlera 680,987.53€, që në total tejkalimi i inkasimit te të hyrave vetanake është 10.584,53€. Drejtori për buxhet dhe financa Agron Demukaj, tregon se këto të hyra janë krijuar falë punës me përkushtim të këtij dikasteri, në veçanti Zyra e Tatimit në Pronë të cilët gjatë këtij viti kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm duke bërë edhe verifikim dhe regjistrimin e objekteve të reja. Brenda këtij viti janë informuar bizneset dhe ekonomit familjare me vërejtjet e fundit për borxhet që kanë dhe mundësit e pagesave dukë bërë kontrata (marrëveshje) me zyrën e tatimit në pronë në zyrën Nr. 02 në objektin e komunës, që borxhet të paguhen edhe me këste, e kjo ka sjellë deri tek rritja e interesimit të qytetarëve për të fshi borxhet e vjetra, kështu tha Udhëheqësja e Sektorit të Tatimit në Pronë Miradie Shala, duke shtuar se puna në ekip e koordinuar mjaftë mirë ka bërë që ne të kemi një rezultat të kënaqshëm. Gjatë vitit që lamë pas nga Zyra e Tatimit në Pronë, janë lëshuar gjithsej 4849 vërtetime, ankesa të tatimpaguesve 66 dhe kërkesa për modifikim 145. Besoi se edhe këtë vit ne do të vazhdojmë që ti përmbushim planifikimet e bëra sa i përket inkasimit të tatimit në pronë tha zonja Shala, duke shtuar se brenda vitit 2019 është bërë verifikimi dhe regjistrimi i 20℅ të objekteve të reja. Inkasim të kënaqshme brenda këtij viti kanë treguar edhe Administrata Komunale, Drejtoria e Urbanizmit, Gjedoezi dhe Kadastri, Shërbimet Publike, Bujqësia, Shëndetësia, Inspeksioni, Gjobat nga Policia dhe Gjykata të gjitha bashkë krijojnë të hyra në buxhetin e komunës së Deçanit mbi 100℅ të planifikimit të bërë për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …