Drejtoria për Inspeksion në komunën e Rahovecit njofton të gjithë qytetarët se do të ndërmerr veprime të nevojshme dhe konkrete për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve

Duke marrë parasysh rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit nga mbeturinat të cilat janë evidente në territorin e Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit, lëshon këtë:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe familjet e Komunës së Rahovecit, se duke marrë parasysh rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit si dhe rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Komunës së Rahovecit nga mbeturinat të cilat janë evidente në territorin e komunës së Rahovecit, Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit do të ndërmerr veprime të nevojshme dhe konkrete për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve në komunën e Rahovecit. Me këtë rast, me anë të këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit të cilët nuk kanë marrëveshje dhe kontratë me kompanitë të cilat operojnë dhe merren me mbledhjen dhe grumbullimin mbeturinave në territorin e komunës së Rahovecit si “Ekoregjioni” dhe “Ekodrinia”, ta bëjnë këtë sa më shpejt, pasi që në të kundërtën Inspektorët e komunës së Rahovecit janë të obliguar që të marrin masa të tjera si shqiptimi i gjobave mandatorë, të parapara me ligjet dhe aktet nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës për personat të cilët nuk lidhin kontratë dhe nuk regjistrohen në kompanitë të cilët janë të licencuara dhe të kontraktuara nga Komuna e Rahovecit për mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave. Andaj, me anë të këtij njoftimi lusim të gjithë qytetarët dhe familjet e Komunës së Rahovecit, që në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh nga dita e shpalljes së këtij njoftimi të paraqiten në zyret e kompanive të cilat merren dhe operojnë me mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave në territorin e komunës së Rahovecit, të bëjnë marrëveshje mbi grumbullimin e mbeturinave nga ana e kompanive të lartpërmendura siç parashihet me legjislacionin në fuqi. Në të kundërtën, Drejtoria për Inspektim në Komunën e Rahovecit, respektivisht inspektori për mjedise do të jetë i detyruar që të shqiptojë gjoba mandatorë për personat e papërgjegjshëm, siç parashihet në legjislacionin ne fuqi. Komuna e Rahovecit është e përkushtuar që qytetarëve të vet tu ofroj një ambient të pastër dhe pa mbeturina me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve të saj, si dhe ndërgjegjësimin e personave të papërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturina në vende të cilat nuk janë të caktuara për mbeturina. Me këtë rast, lusim të gjithë qytetarët e komunës sonë që të mbrojnë ambientin dhe rrethin në të cilin jetojmë sepse kështu rruajmë ambientin dhe shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …