Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me OVL-UÇK-Dega Rahovec, SHL-Kosova dhe Shoqatën e Pedagogë të Kulturës Fizike, organizojnë turnir në futboll të vogël për nder të 17 shkurtit-Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
RREGULLAT E TURNIRIT:
Të gjithë kanë të drejtë pjesëmarrje në këtë turnir, i cili fillon më 03.02.2020 në ora 18:00 në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Zyrën e Sektorit të Sportit deri më datë: 03.02.2020 dhe shorti do të hidhet po në këtë datë, nga ora 15:00.
Ekipi përbëhet maksimum nga dhjetë (10 lojtarë)
Pagesa për ekip është pesëmbëdhjetë (15 euro)
Loja zhvillohet në sistemin 4 + 1
Sistemi i turneut është me eliminim direkt.
SHPËRBLIMET PËR TRE EKIPET MË TË MIRA
VENDI PARË: 300 €
Vendi dytë: 200 €
Vendi tretë: 100 €
Finalja do të zhvillohet më datën 17 shkurt – ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq për hollësi tjera rreth turnirit do të njoftoheni te zyrtari në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ ose numër te tel: 044 – 242/926. 044- 834/474. Turniri mbahet më herët për shkak të organizimit të Kupës së Kosovës në Palestër, ndërsa finalja do të mbahet më 17 shkurt, nga ora 18:00.