leoni

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë vitit 2023, evidentoi mbi 20 mijë raste dhe realizoi mbi 800 plane operative

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë vitit 2023, evidentoi mbi 20 mijë raste dhe realizoi mbi 800 plane operative

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë vitit 2023, ka evidentuar mbi 20 mijë raste, ndërsa janë realizuar me sukses mbi 800 plane operative në parandalimin e krimit dhe arrestimin e personave të dyshuar. Në prezantimin e raportit vjetor të punës 2023, drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Prishtinë, nënkolonel Basri Shabani tha se në komunikacion janë shqiptuar rreth 12 mijë gjoba më shumë se 2022 dhe janë pezulluar mbi dy mijë patentë shoferë. Ai tha se është shkurtuar koha e reagimit policor në 14 minuta  nga 17 sa ishte në vitin 2022. Basri Shabani   u shpreh se Qendra Rajonale Operative komunikuese, në numrin emergjent 192 ka pranuar dhe administruar 309 mijë e 128 thirrje nga qytetarët.  Drejtori i Divizionit për Siguri në PK, Arbnesh Ajvazi tha se ndër sfidat më të mëdha është veriu, për çka tha se gjatë vitit të kaluar për shkak të situatave të zhvilluara kanë qenë shumë të ngarkuar në asistimin e Drejtorisë Rajonale të Veriut, por pavarësisht kësaj ia kanë dalë ta përmbyllin me sukses misionin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …