(Fjalim i mbajtur me rastin e organizimit të debatit nga veteranët e Dukagjinit, rreth problemeve, arrestimeve dhe përndjekjeve të luftëtarëve të lirisë)
Të nderuar panelistë, zonja dhe zotërinj!
Lufta e fundit në Kosovë mbaroj në qershorin e 1999, ku populli shqiptar arriti të fitojë lirinë nga okupimi i egër dhe shekullor serb. Kosova arriti të bëhej ndërgjegjja e munguar europiane e luftërave në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë. Bombardimi i caqeve të ushtrisë Jugosllave nga aeroplanët e aleancës euro-atlantike nënkuptonte edhe aleancë me UÇK-në dhe se rruga e saj ishte rruga e drejt të cilën e ndoqi me nder dhe krenari populli shqiptar për të larguar zgjedhën serbe një herë e për gjithmonë.
Dëmet njerëzore përllogariten në rreth 13.000 të vrarë, më shumë se 1 mijë e 600 të zhdukur diku rreth 20.000 gra e burra të dhunuar nga ushtria dhe policia serbe. Kurse ato materiale në miliarda euro.
Dhe prapë se prapë janë pikërisht shqiptarët që detyrohen të themelojnë Gjykatën Speciale e cila kinse thuhet se ka për qëllim gjykimin e krimeve kundër njerëzimit të kryera nga UÇK-ja. Kjo gjykatë në kuptimin e mirëfillt të fjalës është gjykatë një etnike dhe si e till është e papranueshme dhe paraqet turpin e sistemit të drejtësisë në Evropën e shekullit XXI. Periudha e inkuizicionit ka mbaruar me Mesjetën.
Nëse dikush ka kryer vrasje, dhunime, masakra e gjenocide atëherë dihet mire kush është krimineli dhe agresori, gishtin duhet drejtuar nga Serbia e cila me naivitetin e saj dhe në sy të të tjerëve edhe sot tenton të shfajëson vetveten, por shqiptarët dhe Evropa e civilizuar duhet t’ia tregojnë vendin agresores së Ballkanit në krye me kasapin Milloshevic.
Arrestimet e udhëheqësve eminent të UÇK-së na bëjnë të dyshojmë në drejtësinë Evropiane. Gjersa kriminelët e vërtet që dihen me emër dhe mbiemër sorollatën të lirë rrugëve të Beogradit. Masakra e Lybeniqit, Qyshkut, Husajve, Reçakut, Mejës, Izbicës, Rezallës, Dubravës, Krushës së Madhe, Rugovës së Hasit, Studimes e shumë të tjera janë dëshmi e pakontestueshme se Serbia është fajtore për krimet e kryera kundër popullatës shqiptare të Kosovës.
Ajo që sot po quhet paqe e përhershme shqiptaro-serbe arrihet atëherë dhe vetëm atëherë kur qeveria dhe populli serb të kërkojnë falje për krimet shekullore që kanë bërë mbi popullin shqiptar. Rasti i një prej masakrave më famëkeqe të historisë evropiane është ajo e Tivarit dhe nuk do lejojmë që historia e dhimbshme e shqiptarëve e çfarëdo kohe të harrohet. Serbët dhe Serbia sikur nuk po duan të shkëputen nga e kaluara e tyre e errët dhe primitive.
Ushtarët, eprorët, komandantët e UÇK-së e po ashtu edhe populli shqiptar janë të lumtur dhe krenar që patën dhe ishin pjesë e një ushtrie si UÇK-ja me tipare, norma dhe ligje perëndimore.
Lufta e UÇK-së ishte thjesht luftë për liri!
Dren Brahimaj është djali i dëshmorit, Sherif Brahimaj