Drenasi mbanë mbledhjen e fundit për këtë vit të KKSB

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të këtij viti, përkatësisht mbledhjen e fundit për të përmbyllur aktivitetet për vitin 2015 dhe për të përmbushur edhe obligimet ligjore për takimet e rregullta brenda vitit.

Mbledhjen e KKSB-së e kryesoi nënkryetari i Komunës, z. Arsim Haxhiu, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të OSBE-së. Për diskutim të kësaj mbledhje ishin katër pika për rend dite; procesverbali i mbledhjes së kaluar, zgjerimi i shërbimit për menaxhimin e mbeturinave, implementimi i udhëzimit administrativ për gjoba mandatore si dhe pika e fundit të ndryshme. Pas miratimit të procesverbalit, nënkryetari Haxhiu ka elaboruar piken e dytë të rendit të ditës, ku ka njoftuar anëtarët e KKSB-së për projektin e zgjerimit të shërbimit për menaxhimin e mbeturinave, i cili këtë vit është përfshirë edhe në fshatin Llapushnik, Çikatovë e Vjetër dhe Baicë dhe deri me tani ky shërbim ka zgjerim në 70 për qind të gjithë territorit të Komunës së Drenasit dhe se është bërë edhe planifikimi që në vitin 2016 ky shërbim të përfshihet 100 për qind. Një informatë me te detajuar e ka bërë edhe anëtari i KKSB-së, z. Arben Nika që njëherit është përfaqësues i organizatës CEDE, e cila është e kontraktuar nga ana e GIZ-it gjerman për fushatën vetëdijësuese në zgjerimin e këtij shërbimi. Pastaj për piken e tret të udhëzimit administrativ për gjobat mandatore, ka folur nënkryetari Haxhiu i cili edhe e ka prezantuar rendësin e këtij udhëzimi i cili do të hyjë në fuqi vitin 2016, ndërsa komandanti i Stacionit Policor në Drenas, z. Driton Morina, ka thënë se policia e Drenasit është e gatshme të bashkëpunojë që ky udhëzim të gjejë zbatueshmeri. Në pikën e fundit me karakterin të ndryshme, anëtarët e KKSB-së, kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që festën e vitit të ri të presin pa incidente dhe ne qetësi e po ashtu kanë kërkuar nga policia që te jenë të gatshëm në ruajtjen e sigurisë publike këto ditë feste

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …