leoni

Xhavit Drenori

Drenori: Nuk ishte dëshira e PDK-së në Drenas që Lladrovci të jetë kandidat për kryetar

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e së dielës mori 12.58 për qind të votave, duke u radhitur i treti pas PDK-së dhe Nismës, ka bërë me dije se nuk do ta mbështes asnjërin kandidat në balotazh. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nuk do t’u sugjerojë dhe as nuk do t’ua imponojë votuesve të vet se kë duhet ta votojnë më 18 dhjetor në balotazh, duke i bërë thirrje PDK-së që të reflektojë dhe ta analizojë situatën pse nuk i fitoi zgjedhjet më 4 dhjetor. Drenori ka thënë se përgjegjësinë për këtë rezultat të PDK-së duhet ta marrë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili, sipas tij, e ka sjellë Ramiz Lladrovcin në mënyrë autoritare si kandidat për kryetar të Drenasit. Ai ka bërë me dije se nuk ka qenë dëshira e Degës së PDK-së në Drenas që Lladrovci të jetë kandidat për kryetar të Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …