Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë se ministri i Shëndetisë, Arben Vitija duhet të bashkëpunoj me pararendësit e tij për menaxhimin e pandemisë. “Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën ku 15 mijë vet janë vaksinuar jashtë vendit, ku mbi 15 mijë qytetarë shkuan drejtë Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë që në afat sa më të shkurt të sigurohet vaksina. Të bëhet publik planin për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimi i vaksinës. S’ka kuptim të hezitohet. S’ka logjik që njerëzit të hezitojnë për të marr vaksina. I rekomandojmë Qeverisë që të hapen bisedimet me vendet mike. Rekomandojmë që Vitia t’i bashkërendis forcat me ministrat paraprak të bashkëpunojnë më menaxhimin e situates” theksoi deputeti, Shemsedin Dreshaj. Ai theksoi më tutje se se nuk ka kuptim mbyllja e gastronomisë kur jemi të rrethuar me vende që nuk janë të mbyllura.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …