Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Dritan Abazi: Mali i Zi duhet të lëshojë pe sa i përket demarkacionit dhe të rihapë bisedimin me Kosovën

Deputeti më i ri shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Driton Abazi në një intervistë për “Zëri” ka folur për demarkacionin dhe opsionet e arritjes së një zgjidhjeje të përbashkët. Mali i Zi duhet të lëshojë pe sa i përket demarkacionit dhe të rihapë bisedimin me Kosovën për hir të disa kauzave të mëdha. Përkundër faktit se Mali i Zi nuk ka ankesa dhe mendon se gjithçka është në rregull, puna nuk ka përfunduar dhe rrjedhimisht edhe duhet të kontribuojë në debatin rreth kufirit. Mali i Zi  mendon dhe beson që çdo vendim i marrë në lidhje me demarkacionin është meritor dhe se nuk ka hapësirë për ndryshim. Në Kosovë kemi situatën më ndryshe, sidomos qëndrimin e opozitës dhe vullnetin e shumicës së qytetarëve atje që janë shprehur me anë të protestave brenda dhe jashtë Kuvendit. E gjitha kjo tregon se jemi në një situatë jo të favorshme. Lidhur me këtë dhe të gjitha mosmarrëveshjet tjera jam ithtar i asaj që duhet angazhim i përbashkët për të arritur te zgjidhja, ka thënë deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Driton Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …