Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Këto janë raportet e mia me Albin Kurtin e Edi Ramën

Shqipëria duhet të jetë më e pranishme dhe të interesohet më shumë për çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo është kritika që ka zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç për vendin tonë, ndërsa shton se, megjithatë, së fundmi ka parë një ndryshim të situatës për mirë.

Në një intervistë për “ABC” të dhënë për analistin Mentor Nazarko, Abazoviç tregon ndër të tjera vizionin që ai ka për të ardhmen e rajonit, por edhe për marrëdhëniet që ka me liderët shqiptarë Edi Rama dhe Albin Kurti.

“Shqipëria është e pranishme, por ekziston një mundësi për të qenë shumë më e pranishme se është. Në kohën e kaluar nuk pata mundësi për ta dhënë mendimin tim personal si politikan. Kam qene i frustruar me mosinteresimin e Shqipërisë për çështjet në Mal të Zi, ose ai interesim ka qenë shumë i vogël. Dua me konstatuar se në vitet e fundit ka filluar me ndërruar ajo çështje dhe e shoh se ekziston një interesim më i madh,” shprehet zv/kryeministri i Malit të Zi ndërsa thekson se së shpejti do të vizitojë edhe Tiranën.

Abazoviç në intervistën e dhënë për analistin, Mentor Nazarko u shpreh se dialogun Kosovë-Serbi e përkrah maksimalisht. Sipas tij, pa njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, nuk mund të ketë një zgjidhje të ngërçit.

“E përkrahim maksimalisht dialogun, ne mendojmë që jashtë asaj nuk mund të gjendet zgjidhje. Dihet si ka me përfunduar. Pa njohjen e dy shteteve, ky problem nuk mundet me u zgjidh. Maksimalisht, qeveria e Malit të Zi, unë personalisht, dhe të gjithë anëtarët e qeverisë, jemi që të dyja palët ta zgjidhin në mënyrë sa më demokratike…dhe të kemi një ardhmëri shumë më paqësore…”

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …