Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq: Nëse Kosova i bashkohet “Ballkanit të Hapur” në atë rast do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai tash e drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen. Kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Abazoviq tha se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im  është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale, tha Abazoviq. Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq thotë se nëse Kosova ndryshon qëndrim dhe merr pjesë, atëherë në një mënyrë do të njihet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Në atë mënyrë në atë moment, ndoshta në fillim jo formale, ju jeni të njohur. Njësoj si në Procesin e Berlinit sepse nëse kancelari gjerman i thërret gjashtë shtete ballkanike të marrin pjesë secili prezanton shtetin e vet, ka saktësuar Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …