Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nesër do të raportojë para Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantë. Ai do të raportojë lidhur me vendimin që Mali i Zi të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive pro-serbe në pushtet, duke pretenduar se janë shkelur procedurat, për shkak se nuk ka diskutuar në Qeveri. Një hap më tutje ka bërë Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria raport për arsyet dhe mënyrën e vendimit të Malit të Zi për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për pranim në atë organizatë ndërkombëtare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …