Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq nuk e konsideron tradhti miratimin e marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit. Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviqi është shprehur se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve. “Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve. Nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Kjo është e pranueshme për mua”. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me marrëveshjen themelore, Ai ka nënvizuar se destabilizimi nuk është një zgjidhje për Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …