Dritan Abazoviq, shpresh gatishmerinë e organizimit të takimit Kurti - Vuçiq në Mal të Zi

Dritan Abazoviq: Qeveria e re në më pak se njëqind ditë prishi marrëdhëniet me 3 shtete partnere të Malit të Zi, në NATO

Kryetari i lëvizjes qytetare URA dhe ish-kryeministri i Malit të Zi  Dritan Abazoviq konstaton se Qeveria e re në më pak se njëqind ditë që kur ka filluar punën  ka arritur të prishë marrëdhëniet me tri shtete partnere të Malit të Zi në NATO – Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë. “Për shkak të mosdorëzimit të shtetasit turk Binali Çamgoz, kemi ardhur në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim ka ndodhur në vitet e kaluara me kënaqësi reciproke. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi kanë qëndruar shpesh në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por me bashkëpunimin e prokurorive ka pasur shkëmbim informacioni, arrestim dhe ekstradim të atyre personave. Duke komentuar duelin e ashpër mes ministrit Miloviq, nënkryetarit të URA-as dhe deputetit Filip Axhikan në Komisionin Kushtetues, ai tha se është plotësisht e qartë se qeveria aktuale po mbron mafien, duke theksuar se ministri Milovic pengoi ekstradimin e Çamgozit, në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …